Osmani e Abazoviq po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Turqi.
Lajmin për takimin e tyre e ka publikuar vet Osmani, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
Ajo tha se disktuan për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani.