Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot Shtëpinë e të moshuarve “Jetima e Ballkanit”.
Në postimin e humanistit Halil Kastrati thuhet se presidentja ngrohu zemrat e të moshuarve me mesazhet inkurajuese dhe mbështetëse për ta.
“U zotuam për punë të përbashkëta për një vend më të dinjitetshëm dhe me sa më shumë humanizëm e dashuri”, thuhet tutje.
Postimi i plotë:
Presidentja e Kosovës vizitë në Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”
.
Me banorët e “Shtëpisë së të moshuarve” pritëm presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidentja ngrohu zemrat e të moshuarve me mesazhet inkurajuese dhe mbështetëse për ta.
U zotuam për punë të përbashkëta për një vend më të dinjitetshëm dhe me sa më shumë humanizëm e dashuri.
Faleminderit, zonja Presidente!