Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Prof. Hafiz Gashin, profesorin e ndjerë, për përkushtimin dhe shembullin e tij të jashtëzakonshëm.
Sot, zemrat tona janë të mbushura me dhimbje dhe krenari, teksa kujtojmë jetën dhe veprën e tij. Ky nder i madh pasqyron respektin e merituar për figurën e tij dhe për vlerat për të cilat ai jetoi dhe punoi me përkushtim.
Prof. Hafiz Gashi nuk ishte vetëm një pedagog, sportist dhe udhëheqës i dalluar; ai ishte shtylla, frymëzimi dhe shembulli më i lartë i përkushtimit dhe dinjitetit për të gjithë ne. Trashëgimia e tij do të jetojë mes nesh dhe mes të gjithë atyre që ai i mësoi, i udhëhoqi dhe i frymëzoi.
Si familje, ndjejmë mungesën e madhe, por edhe krenarinë e thellë për këtë njohje të merituar që nderon përjetësisht jetën dhe veprën e tij./Radio Star/

