Bashkimi Evropian ka reaguar për arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar se po e ndjek me vëmendje këtë rast dhe pret nga Serbia të respektojë plotësisht procedurat ligjore.
Në një përgjigje zyrtare për RTV Dukagjini, BE ka deklaruar:
“BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore.”
Ky reagim vjen pas reagimeve të autoritetet kosovare për mënyrën e arrestimit të Spahiut dhe pasigurinë mbi trajtimin e tij në ndalim. BE-ja rikujton detyrimin për respektimin e të drejtave themelore dhe garantimin e një procesi të drejtë ligjor, në përputhje me standardet dhe vlerat themelore evropiane