Prezantimi i thirrjes për ide biznesi në sektorin e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Forumi për Iniciativa Qytetare së bashku me Universitetin LINK Campus, mbështetur nga Zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë, ka nisur projektin “Përshpejtimi i vet-punësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”. Ky projekt do të rris drejtpërdrejtë punësimin e të rinjëve të papunë me kushte të vështira socio-ekonomike, duke i nxitur të shprehin idetë e tyre të ndërmarrësisë lidhur me sektorin e bujqesisë dhe TIK.
> 20 ide biznesi do të financohen me grante në vlerë deri €8,000
> Trajnime në zhvillimin e kapaciteteve
> Mundësi për të ngritur fonde nga investitorët lokal
> Mbështetje për të implementuar idenë e biznesit
Takimi ka për qëllim ofrimin e të gjitha informatave në lidhje me projektin, mundësinë e aplikimit dhe kriteret vlerësuese.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implemetuar nga FIQ dhe LINK Campus University.
Data: 07 Nëntor 2018
Ora: 12:00-13:00
Vendi: Shtëpia e Rinisë, Gjilan