Festivali më i madh në vend dhe njëherit ngjarja më e rëndësishme e industrisë së filmit në Kosovë – Prishtina International Film Festival ka bërë të ditur sot për opinionin se edicioni I 9të I këtij festivali I paraparë për t’u mbajtur në muajin Prill, ka vendosur të shtyej datat dhe të mbahet në muajin Korrik në Prishtinë. Menaxhmenti I këtij festivali ka bërë të ditur se ky ndërrim I datave bëhet për disa arsye:
“ – Pas përpjekjeve tona që të organizojmë festivalin në prill sikurse vitet e fundit, arritëm në përfundim se kjo gjë është e pamundur për shkak të shumë faktorëve, dhe më të rëndësishmit janë, mungesa e hapsirës adekuate si sallë kryesore për mbajtjen e aktiviteteve të festivalit, moti I paparashikueshëm në muajin prill që nuk lë mundësi për organizimin e projeksioneve të filmit në qiell të hapur, si dhe vështirësia e vonesa për të marrë përgjigje me kohë lidhur me financat nga institucionet e ndryshme publike – partnere të festivalit për shkak se pregatitjet përkojnë me fillimin e vitit financiar.
Duke pasur këto argumente te fuqishme, ne shikuam hapsirat kalendarike në relacion me festivalet tjera rajonale dhe ndërkombëtare dhe korriku rezulton të jetë më I përshtatshëm për festivalin PriFest. Ne si menaxhment jemi shumë pozitiv se ky ndërrim do të sjell disa përparësi për festivalin, e një ndër to, kryesorja, është mundësia e përdorimit të hapsirës së Teatrit Kombëtar e cila në muajin korrik nuk ka aktivitete.
Ne na ka gëzuar pa masë lajmi që kemi marrë sot nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar që festivali në korrik mund të kthehet në shtëpinë ku dhe ka filluar aktivitetin e vet. Sigurisht, ne e mirëkuptojmë faktin se Teatri Kombëtar nuk ka pasur mundësi të ndërpresë aktivitetet e veta dinamike gjatë muajit prill, por ishte I gatshëm që të na lejojë hapsirën e vet në korrik, kur dhe përfundon sezoni I aktiviteteve të këtij institucioni. Një përkrahje e madhe në këtë drejtim na është dhënë nga vet Ministri Kujtim Shala, të cilin e falenderojmë shumë, si dhe nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar dhe vet drejtori menaxhues Agim Sopi.
Në muajin korrik, përvec Teatrit Kombëtar ne do të kemi mundësi të shfrytëzojmë edhe hapsira jashtë si kinema në qiell të hapur apo ‘open-air’ dhe kjo përsëri është një avantazh I ndërrimit të datave dhe sezonit veror.
Një hapsirë tjetër që synojmë t’a përdorim është Kinemaja ABC, për të cilën presim përkrahjen e Agjensionit Kosovar të Privatizimit dhe drejtorit Ekrem Hajdari që të na mundsojë që ta shfrytëzojmë gjatë edicionit të nëntë të PriFest, me një cmim të volitshëm.
Tani na mbetet që të punojmë shumë dhe të sjellim një edicion të suksesshëm të festivalit që do të mbahet në datat 13 deri me 20 korrik.” – u shpreh drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha.
Festivali tanimë ka bërë shumicën e pregatitjeve dhe në program do të ketë si filma të mirë premierë ashtu edhe shumë ekspertë, mysafirë dhe aktivitete të shumta që për një javë do ta krijojnë një hapsirë shumë dinamike të kulturës dhe filmit në kryeqytet.
Marrëveshja e bërë me Teatrin Kombëtar për të shfrytëzuar hapsirën e TK për mbajtjen e festivalit, do ta kthej këtë ngjarje në fokus ku ka qenë edhe në vitet më herët duke sjellur një gjallëri të madhe në qendrën e kryeqytetit sidomos në kohën kur Prishtina pret një numër të madh atdhetarësh nga Diaspora.
Duke qenë se ka disa muaj para se të mbahet festivali, të gjitha thirrjet për aplikim filmash – Film Entry, Best Pitch Call, Green Film Project dhe Prishtina Kino Kabaret janë të rihapura dhe PriFest vazhdon të pranojë aplikacione. Për të aplikuar vizitoni faqen e PriFest www.prifest.org
Për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest)
Festivali PriFest është ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme e industrisë së filmit në Kosovë. U lind nga nevoja për ta kthyer kulturën e kinemasë, që u humb gjatë shumë viteve të shtypjes e luftës. PriFest është mundësi për filmbërësit e ri në Kosovë, të cilët për shkak të regjimit të vizave kanë kufizime të rrepta sa i përket udhëtimeve në Evropë dhe vende tjera. Për ta, PriFest ofron mundësi për të takuar filmbërës dhe ekspertë rajonal e evropian që e vizitojnë festivalin; kështu pra u shtohen mundësitë për të krijuar rrjet kontaktesh e për të bashkëprodhuar filmat e tyre. Çdo vit, programet filmike të PriFest i ofrojnë audiencës filma të ri nga Evropa, Ballkani dhe bota. Gjithashtu, PriFest ofron programe speciale që promovojnë të drejtat e njeriut, tolerancën dhe pranimin e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë. Është festivali i vetëm në Ballkan që ka program të veçantë për filma me tema LGBTI, program ky që kurohet në partneritet me Outfest në Los Angeles. Përveç filmave, festivali ofron një platformë shumë të mirë të zhvillimit rajonal, ku përfshihen trajnime, ligjërata, masterklasa frymëzuese me mysafirë të shquar, si dhe mundësi tjera nga cilat mund të përfitojnë filmbërësit nga Kosova dhe shtetet fqinje. Është mundësi shumë e mirë për krijim të njohtësive të filmbërësve nga Kosova me homologët e tyre nga rajoni dhe Evropa. Deri më sot, PriFest është vizituar nga Vanessa Redgrave (aktore britaneze), që është gjithashtu Presidente e Bordit tonë të Nderit, Stephen Frears (regjisor britanez), Joshua Marston (regjisor amerikan), Franco Nero (aktor italian), Eva Orner (producente australiane), Gideon Burkhard (aktor gjerman), Samuel Maoz (regjisor izraelit), Danis Tanovic (regjisor boshnjak), Velibor Topic (aktor boshnjak), Jasmila Zbanic (regjisore boshnjake), Mirjana Karanovic (aktore serbe), e shumë tjerë. PriFest është mjet diplomatik që i mundëson një shtetit të ri si Kosova përfaqësimin e vetanak në botë në mënyrën më të mirë.
Sllogani i festivalit është ‘Miqësi. Përgjithmonë. PriFest’.