Për rreth gjashtë orë, ish-presidenti Hashim Thaçi ka pasur mundësinë që të çmallet me prindërit e tij.
Ata sot kanë qëndruar terë ditën në ketë qendër, ku për herë të parë kanë takua djalin e tyre.
Kujtojmë që së fundimi Gjykata Speciale me seli në Hagë ka vendosur që ish-presidenti Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim.
E dëshirën për ta parë djalin e tyre, prindërit e ish presidentit e kishin shprehur edhe gjatë takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kur ky i fundit iu shkoi në vizitë, në shtëpinë e tyre në Brojë të Skenderajt.