Shumica e prindërve gabimisht besojnë se vaksinat e gripit mund të shkaktojnë gripin, zbulon një studim i ri.
Vaksina, e cila përmban një virus të çaktivizuar, rekomandohet nga CDC për të gjithë amerikanët, veçanërisht më të prekshmit, për të ulur rrezikun e infektimit ose për të zvogëluar intensitetin e virusit nëse ata e kapin atë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, normat e vaksinimeve po pakësohen dhe kirurgu i përgjithshëm, Jerome Adams thotë se ai pjesërisht ishte fajësuar për numrin e madh të vdekjeve nga gripi vitin e kaluar – 80,000 vetë.
Sondazhi i ri kombëtar i 700 prindërve arsyeton se 47 për qind kanë frikë se mund të jetë e rrezikshme dhe 66 për qind besojnë se mund të jetë e kotë për fëmijët e tyre, njofton Klan Kosova.