Lajme

PRINDËRIT: THELBI I KËRKESËS SË SBASHK-UT, PURO POLITIK

Këshilli i Prindërve të Kosovës në një letër për kryeministrin Ramush Haradinaj pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk pranoi rritjen e koeficientit prej 0.2 ka thënë se thelbi i kërkesës së kësaj sindikate është politik.

“Veprimet e fundit të SBASHK-ut me të cilin refuzuan ofertën e Qeverisë për rritje të koeficienteve të pagës së mësimdhënësve për 0.20 dhe për ta vazhduar grevën, tregojnë përfundimisht se thelbi i kërkesës së SBASHK-ut nuk ka karakter social, por puro politik”, thuhet në letrën e KPK-së.

Në këtë letër, prindërit vlerësojnë se po dëmtohen interesat e 359 mijë fëmijëve në Kosovë.

Duke parë “rrezikun që greva të vazhdojë deri në qershor”, KPK ka kërkuar nga qeveria që të mbrohet e drejta për arsimim në vend.

KPK ka kërkuar që urgjentisht të bëhet ndryshimi i Ligjit për Greva dhe t’u pamundësohet mbajtja e grevës edhe punëtorëve të arsimit, njëjtë siç vlen edhe për Policinë, FSK-në, Zjarrfikësit dhe Shërbimet Emergjente Shëndetësore.

“Ndryshe, edhe sikur t’iu realizohet në plotni kërkesa aktuale, kjo sindikatë në të ardhmen prapë do të bëjë greva sikurse ka bërë në të kaluarën dhe se do të vazhdoj ë ta dëmtojë interesin e fëmijëve”, thuhet në këtë letër.

“Nuk kemi të bëjmë me mentalitet sindikal sikurse Gjermani dhe gjetiu në Evropën demokratike, por për Ballkan. Prandaj ju ftojmë që ta mbyllni këtë vrimë të zezë – zbrazëti ligjore që po shkatërron arsimi vit për vit respektivisht po e cenon të drejtën e fëmijëve tanë për arsimim”, thuhet në fund të letrës drejt kryeministrit nga prindërit.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close