Prishtina kërkon që ndeshja me Gjilanin të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të saj.
Kjo për shkak se sipas klubit bardhekaltër, skuadra gjilanase e ka angazhuar futbollistin Armend Thaqi pa të drejtë loje. Thaqi ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen e xhiros së 32-të ndaj Feronikelit 74.
Ai ishte dënuar me dy ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së.
Sipas kësaj, Thaqi nuk ka pasur të drejtë të inkuadrohet në takimin ndaj Prishtinës. FFK nuk ka bërë asnjë njoftim në uebasajtin e saj, nëse për këtë rast ka marrë një vendim të ri.
Për këtë arsye edhe Prishtina ka ushtruar ankesë në drejtim të Komisionit të Garave të FFK-së, duke kërkuar tri pikët në tavolinë.Gjilani triumfoi të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Prishtinës, me rezultat 1:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të.