Prishtina ka përfunduar nënkampion për herë të dytë rradhazi, derisa edhe njëherë tjetër ka drejtuar gishtin nga kreu i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
“Edhe zyrtarisht Fadil Vokrri e shpall Dritën kampion”, thuhet në faqen zyrtare të kryeqytetasve.
Kujtojmë që Prishtina kishte akuzuar edhe më hërët drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovë, ndërkohë që nuk kanë kursyer as ofendimet.
Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’, gjatë ndeshjes së sotme kanë ofenduar disa herë ndeshjen, duke e detyruar kështu gjyqtarin kryesor të ndalojë ndeshjen për disa minuta.
Tashmë edhe zyrtarisht Prishtina do të na përfaqësojë në kualifikimet e Europa League, ndërsa Drita në kualifikimet e Champions Legaue