Sonte kryeqyteti pritet të marrë ngjyrat e derbit final – Prishtina dhe Llapi do të zbresin në fushë për të zhvilluar finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një duel i fortë mes dy prej skuadrave më në formë të këtij edicioni.
Të dy ekipet janë të uritura për trofe dhe për një vend në garat evropiane. Kupa e ajo është edhe bileta për Europë.
Tifozët pritet të jenë të pranishëm në numër të madh, ndërsa siguria në dhe jashtë stadiumit është ngritur në nivel të lartë.