Me dy gola të shpejtë për dy minuta Prishtina ka arritur ta përmbysë epërsinë e Dritës, duke marrë tre pikë të vlefshme në Gjilan.
Në ndeshjen e zhvilluar në fushën me bari sintetik në Gjilan në kuadër të xhiros së 12-të, Prishtina është bërë skuadra e parë që e ka mposhtur Dritën.
Drita arriti ta shënonte golin e epërsisë në minutën e 86-të me Prince Balde, por Prishtina u rikthye në minutat shtesë.
Me dy gola të shprejtë, Prishtina arriti ta përmbysë epërsinë e Dritës.
Golin e parë e shënoi Shefit Shfeiti, kurse të dytin e shënoi Leotrim Kryeziu nga penalltia.
Pas 12 xhirove, Drita qëndron në krye të tabelës me 27 pikë, teksa Prishtina ka arritur kuotën e 18 pikëve.