Ka përfunduar ndeshja mes FC Prishtina dhe FC Drita, e vlefshme për xhiron e 22-të, e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri Stadium.
Prishtina kaloi e para në epërsi gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultat 1:0 në favor të vendasve.
Në pjesën e dytë reagoi skuadra gjilanase. Drita arriti të barazojë përmes golit të Blerim Krasniqit, ndërsa ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani krijoi edhe disa raste të mira shënimi deri në fund të takimit.
Ndeshja e fundit e xhiros së 22-të përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Pas këtij barazimi, Drita ka 39 pikë, aq sa ka edhe FC Ballkani, që aktualisht mban vendin e parë në tabelë.

