Ecuria e mirë e rezultateve pozitive te Prishtina ka marrë fund me udhëtimin e fundit në Drenas ndaj Feronikelit (2-0). Kryeqytasit u dorëzuan pa kushte ndaj ‘industrialistëve’, duke lënë prapa kështu bilancin pozitiv prej 18 ndeshjeve pa humbje, shkruan Gazetasheshi.com.
Përveçse humbën ndeshjen dhe prishën serinë e rezultateve pozitive, dhjetë herë kampionët e fundit gjithashtu humbën edhe mundësinë për ta ndjekur rekordin e Dritës prej 32 ndeshjeve radhazi pa humbje.
Në vitin edicionin që kishin dalë kampion gjilanasit, kishin arritur deri në 32 ndeshje pa humbje, një rekord i cili vazhdon të mbetet vështirë i thyeshëm.
Kështu Drita mbetet kampione edhe në statistika, teksa gjilanasit në vitet e fundit dominojnë disa prej tyre.
Së bashku me Prishtinën ata janë skuadrat që kanë paraqitje më së shumti në arenën ndërkombëtare nga të gjitha klubet tjera kosovare.