Super sfida e javës së 11-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në Prishtinë.
Prishtina do të jetë nikoqir i Dritës në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri.
Kryeqytetasit kanë publikuar tanimë edhe çmimin e biletave për këtë super sfidë.
Për tribunat lindore do të jetë çmimi prej tri eurove, ashtu edhe për tifozët mysafirë, shkruan Gazeta Sheshi.
Ndërkohë në tribunën perëndimore një biletë do të kushtojë pesë euro.
E biletat VIP për këtë sfidë janë 10 euro.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve dhe pritet të mbledh një numër të madh të tifozëve./Gazeta Sheshi/