KF Prishtina e Re ka shënuar një fitore bindëse me rezultat 5-0 ndaj SC Gjilanit, në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot në Bansko të Bullgarisë, ku të dy skuadrat po zhvillojnë fazën përgatitore verore.
Skuadra kryeqytetase dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke shfaqur formë të lartë fizike dhe efikasitet të lartë para portës. Ndërkohë, SC Gjilani nuk arriti të reagojë në mënyrë efektive dhe do të kërkojë të korrigjojë gabimet në ndeshjet e ardhshme të përgatitjeve.
Të dy klubet pritet të zhvillojnë edhe disa teste të tjera gjatë qëndrimit në Bullgari, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.