Besart Berisha pas pak ditëve do të zbarkoj në Kosovë dhe sipas njoftimeve të fundit ai do të luaj për Prishtinën, shkruan Sheshi.info
Orë me parë Indeksonline raportoi se Berisha ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe se ka mposhtur në konkurrencë Prishtinën.
Por portokallinjët e kanë mohuar se kanë qenë në bisedime me sulmuesin e njohur shqiptar, madje atij i urojnë suksese edhe në karrierë.
“Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marreveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i dëmantojmë pasi qe nuk kemi zhvilluar asnjë bised me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfyrtëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në kariere”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Mirëpo pak me parë “Insporti” raportoj se 36 vjeçari ka arritur marrëveshje me Prishtinën dhe ka mposhtur konkurrencën me Ballkanin.
Madje nder tjera thuhet se Berisha do të jetë këtë të premte në Prishtinë dhe të nënshkruaj me bardhekaltërit.
Berisha i cili ka një karrierë të madhe në Evropë ku ka luajtur për klube si Hamburg (Gjermani), Burnley (Angli) dhe Rosenberg (Danimarkë), duket se karrierën e tij do të zhvilloj në Kosovë dhe me tërheqjen e Ballkanit ai do të luaj te Prishtina.
Po ashtu ka 17 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.Ai ishte transferuar në Australi në vitin 2011 duke u transferuar në skuadrën Brisbane Roar.
Me Brisbane ai ka fituar dy tituj kampioni. Për një kohë luajti edhe në Japoni.Në futbollin australian ai ka lënë gjurmë të mëdha, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori, duke shënuar 148 gola.