Prishtina fitoi derbin ndaj Dritës me rezultat 2-1.
Skuadra e Zekirija Ramadanit ishte në disavantazh pas golit të Betim Haxhimusës por në barazoi shpejtë me Endrit Krasniqin.
Ndërsa në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi shënoi për t’i dhënë Prishtinës fitoren më të rëndësishme të sezonit.
Fitore me rëndësi arriti edhe Ballkani kundër Gjilanit në Suharekë.
Ekipi nga Suhareka është lider i ri në Superligë.
Mevlan Zeka shënoi golin e fitores. Ballkani tani ka 64 pikë, poaq sa Drita, ndërsa Prishtina në vendin e 3-të me 63 pikë.