Prishtina e Gjilani në luftë për pozitën e tretë
Prishtina – Gjilani 2:2 (1:0)
Në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë janë përballur rivalët e vjetër në futbollin e Kosovës, Gjilani e Prishtine, ndeshje kjo që ka dhuruar shumë raste të mira shënimi.
Në pjesëlojën e parë, edhe Prishtina, po edhe Gjilani patën raste të mira shënimi, por Leotrim Kryeziu i vendësve dhe Albert Dabiqaj i mysafirëve humbën rastet më të mira shënimi, kjo falë portierëve Koliqi e Nika që ishin në nivel të detyrës.
Pak para fundit të pjesës së parë, Prishtina ia ka dalë që të shënojë, kur pas një harkimi nga e djathta, në brendi më së miri u gjet mesfushori i ri Arlind Shabani, që me një gjuajtje përtokë qëlloi këndin e poshtëm të majtë të portës së mysafirëve.
Në minutën 63, pas një harkimi në brendi të portës së Gjilanit, portieri Enea Koliqi grushtoi topin, por duke e dëbuar atë në këmbët e Albin Prapashticës, i cili gjuajti me të parën dhe e futi atë në mesin e portës për rezultatin 2:1.
Në minutën 57, pas një harkimi të mrekullueshëm nga e djathta, Dabiqaj nga afërsia e futi topin në rrjetë për të barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën 59, Prapashtica gjuajti furishëm nga 18 metra, Enea Koliqi preku topin me majën e gishtërinjve dhe topi u përplas për shtyllën e djathtë.
Në minutën 74, Albert Dabiqaj ka shënuar një gol mjeshtëror nga largësia. Ai nga e djathta nga largësia u duk se harkoi, por topi u përplas në shtyllën e majtë dhe nga aty u fut në rrjetë për rezultatin 2:2.
Në minutën 85, Shefiti pati një rast të mirë pas një gjuajtje ballore, por Koliqi ishte në vend dhe shpëtoi golin.