Skuadra e Prishtinës ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-0.
Kreshnik Uka nga penalltia në fundin e pjesës së parë dhe Genc Hamiti në minutën e 53’të shënuan për Prishtinën në këtë duel.
Me këtë fitore, Prishtina kalon tutje në gjysmëfinale, kurse Ballkani eliminohet nga Kupa e Kosovës. /IndeksOnline/