Ka përfunduar super derbi i Superligës së Kosovës mes Prishtinës e Llapit, ku nikoqirët arkëtojnë pikët e plota nga kjo ndeshje.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e ka mposhtur Llapin me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Leotrim Kryeziu, i cili dërgon Prishtinën në avantazh prej 1:0 në minutën e 37’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e dytë për vendasit e shënoi Endrit Krasniqi, i cili vulos fitoren e “Plisave” me rezultat 2:0 në minutën e 85’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Prishtina zë vendin e tretë në kuotën e 21 pikëve, ku tani i afrohet pozitës së dytë, respektivisht, Ballkanit në vetëm katër pikë.
Në anën tjetër, Llapi tani renditet në vendin e gjashtë në tabelë me gjithsej 13 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Prishtinës.