Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës që po zhvillohet në Gjilan, Prishtina ka kaluar në epërsi që në minutën e parë, pas një penalltie të realizuar saktë.
Drita, ndonëse në disavantazh të hershëm, tentoi të rikthehet në lojë me disa aksione, por pa sukses konkret.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal për mysafirët dhe me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat.
Prishtina mbeti me një lojtare më pak, pasi kapiteni Ardian Limani u përjashtua me karton të kuq. Pritet se çfarë do të sjellë pjesa e dytë e këtij takimi.