Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mësimi në shkollat e kryeqytetit do të zhvillohet nesër sipas rregullt, ndërsa ora e parë do t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Ky vendim është marrë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas njoftimit, përmes kësaj ore synohet që nxënësit të njihen me historinë e luftës dhe sakrificën që lidhet me çlirimin e vendit.
Vendimi i Prishtinës mund të shërbejë si shembull edhe për komunat e tjera të Kosovës, në mënyrë që historia e luftës dhe sakrifica për lirinë të trajtohen edhe në institucionet arsimore.










