Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.
Në polici është raportuar nga një person mashkull se kolegu i tij derisa ishin duke ecur së bashku është alivanosur.
Policia ka kontatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion.
Ky është raporti i plotë:
HETIM I VDEKJES
Prishtinë, 30.08.2021 – 11:28. Një mashkull kosovar ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.