By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Pritet shtrenjtimi i karburanteve në Kosovë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Pritet shtrenjtimi i karburanteve në Kosovë

Përditësimi i fundit: June 21, 2021 9:42 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Çmimet derivateve të cilat janë ngritur këtë vit nuk pritet të ndalen me kaq. Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron rritje edhe më të lartë të çmimeve në ditët në vijim. Aktualisht, në tregun kosovar një litër naftë kushton 1.10 euro, ndërsa benzina deri 1. 15 euro.

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një intervistë për KosovaPress thotë se shtetet e rajonit po paralajmërojnë rritje edhe më të lartë të çmimeve të derivateve e që pritet të reflektojë edhe në Kosovë.

“Sa i përket çmimeve në sektorin e naftës, çmimet variojnë prej pikës (së karburanteve) në pikë dhe sot një litër naftë është 1.03 euro deri 1.10 euro, benzina 1.07 deri 1.12 euro. Kështu që këto janë çmime. (Kompanitë) Veç kanë reflektuar, mendoj se derivatet me shumicë çmimet janë rritur, ndërsa me pakicë janë përafërsisht të njëjtat çmime, por në tregjet botërore veç ka reflektuar pritet edhe tek ne të reflektojë në ditët në vijim rritja e çmimit”, thekson Berjani.

Përveç kësaj, sfidë mbetet edhe Udhëzimi administrativ për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës ose kontrata për kompaninë e përzgjedhur nga MTI-ja për shënjimin (markimin) e karburanteve.

Kryetari i shoqatës, Berjani thotë se nuk janë kundër markimit, por siç thekson ai, janë kundër një kompanie private që po përfiton miliona euro për këtë çështje. Teksa shton se ajo kontratë duhet të shkëputet për shkak të monopolit.

“Ne e kemi ngritur zërin edhe për këtë problem dhe iu kemi drejtuar ish-kryeministrit, kryeministrit Kurti, ministres së MINT, Rozeta Hajdari. Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër markimit të derivateve të naftës, por ne jemi që Dogana e Kosovës të kryejë këtë punë siç e kryejnë të gjitha shtetet e botës dhe Evropës, e jo t’i jepet një kompanie private. Ajo kompani private e ka luajtur ‘lojën’ mjaft mirë, e ka këtë situatë lidhur me Arbitrazh. Megjithatë, unë e parashoh pasi nuk është me ligj, me një udhëzim administrativ kjo kompani nuk mund ta fitojë Arbitrazhin, por gjithsesi se duhet të hetohen dhe merren parasysh të gjitha këto raste të cilat janë bërë deri më tani. Ajo kontratë (për markimin e karburanteve) duhet të shkëputet, ajo kontratë nuk mund të vazhdojë, dhe shoqata nuk do ta parasheh me ligj pigmentimin ose ngjyrosjen sepse Kosova është shtet i ri, mund të vazhdojë edhe pa të. Dhe në këtë mënyrë ajo kompani e autorizuar nuk do ta gëzojë këtë të drejt për të përfituar miliona euro”, thotë ai.

Kreu i shoqatës thotë se Kosova shpejt pritet të bëhet me Ligjin e naftës që do ta rregullojë tregun e derivateve edhe sa i përket shënjimit të karburanteve.

“Të gjitha kërkesat tona, të naftëtarëve, të inkorporohen në Ligjin e naftës i cili është duke u draftuar dhe besoj se Ligji i naftës do të kalojë tash pas 12 viteve, pasi qe 12 vite për interesa personale Ligji i naftës nuk ka kaluar, tashmë burokracitë që kanë qenë deri më tash do të eliminohen”, thotë ai.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 650 milionë litra të këtyre derivateve. Importi ndodhë kryesisht nga Greqia, Serbia e Bullgaria.

Zyrtarët që u pënguan dje në veri, po punojnë online
Saraçini-Kelmendi pas debatit për shami: 16 vjeçaret nesër edhe mund të martohen, fëmija të bëjë fëmijë
Haziri: Nëse qeveria nuk bie me dorëheqje, bie në forma të tjera!
Takim i udhëheqësve të Gjykatës Speciale me diplomatë, përmenden deklaratat e Grenellit për lirimin e Thaçit
Tradhtia në mes bashkëshortëve, shkaku i shkurorëzimeve në rritje në Kosovë
Artikulli i mëparshëm Artoni
Artikulli tjetër Kapen 82 kg drogë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, arrestohen gjashtë persona

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.