Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë më e ngarkuara edhe gjatë ditës së sotme.
Bashkatdhetarët që kanë kaluar pushimet në Kosovë tashmë janë duke u kthyer për në vendet evropiane ku jetojnë dhe punojnë, dhe shumica prej tyre po e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare për dalje nga vendi. Si pasojë, pritjet po zgjasin deri në 2 orë e 30 minuta, transmeton Telegrafi.
Kolonat e automjeteve në dalje nga kjo pikë kufitare arrijnë deri në 700 metra.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim, ndërsa hyrja dhe dalja nga Kosova në to po realizohet brenda pak minutash.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu.