Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se pritjet më të mëdha këtë mëngjes janë tek Dheu i Bardhë mbi një orë, e kolona janë krijuar edhe në Merdarë, ku pritjet shkojnë deri në një orë.
Në Muçibabë pritjet janë deri në 15 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.