Kolona të gjata janë krijuar në disa pika kufitare, ku qytetarët po presin deri në 90 minuta për të kaluar kufirin.
Nga përditësimi i fundit i Ministrisë së Brendshme, shihet se pritjet më të gjata janë në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje është 70 deri në 90 minuta, kurse kolona e gjatë 600 deri në 700 metra.
Kolona të gjata ka edhe në pikë-kalimin në Muçibabë, ku pritja është 45 deri në 50 minuta, si dhe në Vërmicë ku pritja është 30 deri në 40 minuta.
Në pikë – kalimin kufitar në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë 20 deri në 30 minuta, ku kolona shkon 50 deri në 70 metra. Kurse, në pikë-kalimet e tjera kufitare pritja është më e shkurtër.