Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës. Si pasojë, në disa prej tyre janë krijuar pritje të gjata për hyrje në vend.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se situata më e ngarkuar paraqitet në pikën kufitare të Merdarës, ku qytetarët po presin nga tre deri në mbi tre orë për të kaluar kufirin. Fluks i shtuar është regjistruar edhe në pikën e Dheut të Bardhë, ku pritjet shkojnë deri në rreth 40 minuta.
Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare të Kosovës, qarkullimi është më i lehtësuar dhe koha e pritjes sillet nga 5 deri në 15 minuta.

