Po vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Pritje deri në 3 orë e 20 minuta ka në Merdarë, ku kolona është prej 2 deri në 2.5 kilometra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 2 orë për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë.
Ndërsa, në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë deri në një orë, kurse te Dheu i Bardhë deri në 35 minuta.