Në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke u bërë pritje të gjata.
Lexues të Indeksonline kanë raportuar se kanë mbi dy orë që po presin në këtë pikë kufitare.
Sipas tyre, nuk është dhënë ndonjë arsye për zgjatjen e kalueshmërisë së pikës kufitare, përveç se procesi i regjistrimit është duke marrë kohë.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme në përditësimin e saj për fluksin në pikat kufitare ka thënë se pritjet të Dheu i Bardhë janë 3 deri në 5 minuta.