Nga sonte, për një muaj të tërë adhuruesitë e futbollit do të përjetojnë kënaqësi me ndeshjet e Euro 2024.
Gjermania, nikoqiri i këtij Kampionati Europian, sonte e starton këtë kompeticion më të rëndësishëm në futbollin e Europës, shkruan Indeksonline
Kombëtarja e menagjuar nga Julian Nagelsmann sonte takohet me Skocinë, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.
Takimi nis nga ora 21:00 dhe është i vetmja ndeshje për këtë ditë.
Kujtojmë që të shtunën luhen tri ndeshje tjera, përfshi këtu edhe Kombëtaren e Shqipërisë./Indeksonline/