Të rinjtë në Kosovë kanë humbur shpresat se liberalizimi i vizave do të bëhet edhe për dy vitet e ardhshme, por thonë se nga Qeveria nuk është punuar si duhet për përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
Përkund të gjithave, liberalizimi i vizave vazhdon të mbetet shpresa dhe pritja kryesore e të rinjve kosovarë, edhe për vitin 2019.
Krahas kësaj, në vitin e ri, ata presin hapje të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe kushte më të mira për shkollim e studime.