Pritjet për të dalë nga pikat kufitare të Kosovës vijojnë deri në 1 orë, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në pikën kufitare të Muçibabës qytetarët presin deri në 1 orë, ndërsa në Dheu i Bardhë pritjet zgjasin rreth 40 minuta.
Në pikat tjera kufitare fluksi i pritjeve është i ulët.
Për të hyrë në Kosovë, koha e pritjes më e gjatë është deri në 10 minuta.
