Banoret nga lagjja “Dardania 1” e Gjilanit, ka disa ditë që përballet me mungesë të ujit të pijshëm shkaku i mos furnizimit nga Ujësjellësi “Hidromorava”.
Banoret detyrohet që në mënyra të ndryshme dhe larg me kilometra ta sigurojë ujin për pije derisa edhe pusit që e ka në oborrin e shtëpisë, ka nisur t’i bjerë niveli i ujit.
E kova e mbushur vetëm me një sasi të vogël të ujit nga ujësjellësi, sipas banorëve të lagjës “ Dardania “ tregojnë më së miri gjendjen që është bërë e papërballueshme për ta.
Ankesa kanë edhe banorët e tjerë që thonë se janë lënë anash dhe shprehin shqetësime se si ka mundësi që lagjet e tjera të kenë ujë,dhe disa të tjera te ken reduktime të mëdha .