Qytetarët e Komunës së Gjilanit tanimë e kanë një hapësirë të re ku mund të ndajnë hallet dhe problemet e tyre, shpejtë, hapur dhe në mënyrë të sigurtë. Rubrika “Raporto në mënyrë anonime” është krijuar për të dhënë zë shqetësimeve tuaja pa pasur frikë apo hezitim.
Këtu mund të raportoni: Probleme Infrastrukturore, Shërbime Publike, Transparencë dhe llogaridhënie, Padrejtësitë e ndryshme dhe çdo shqetësim që preokupojnë qytetarët në përgjithësi.
Nga kjo platformë shumë shpejtë lansohet edhe programi më i mirë i mundshëm i cili do të jetë në shërbim të plotë të bashkëqytetarëve për të qenë koherent me ndryshimet që do të ndodhin.