Shkruan: Msc Egzon kastrati
Pabarazia – koncept i kultivuar në institucione (e i luftuar në prezentime publike)- Problemet socio- ekonomike me të cilat përballet Kosova janë të karakterit muldimensional me pasojë destruktive për shoqërinë.
Për një kohë të gjatë Kosova ka bërë hapa konkret në procesin e funksionalizimit të sistemit të ekonomisë së lirë të tregut me implikime direkte në orientimin socio ekonomik, por nëse shohim rezultate atëherë lënë për t’u dëshiruar. Paga minimale në Kosovë është 170 euro, ndërsa papunësia e lartë shkallë e lartë e varfërisë e ne jemi orientuar në fuqizimin e pagave të sektorit publik, pra paradoksalisht jemi orientuar gabim. Paga mesatare në sektorin privat llogaritet 380 euro ndërsa në atë publik 620 euro duke krijuar një hendek të madh i shprehur si pabarazi sociale ndërmjet sektorëve. Sikur të mos të kishte mjaftuar kjo për vite më radhë në Kosovë është promovuar koncepti i barazisë i cili bazuar në gjendjen faktike mbetet thjeshtë prezentim sesa veprim konkret. Pagat nëpër institucione janë marramendese krahas kësaj përfitimet tjera indirekte në vlerë mijëra euro qe nëse e kalkulojm tejkalojn 7 fish pagën mbi atë mesatare tregon qartë kultivimin e pabarazisë në institucione qendrore duke krijuar konfuzitet të madh se kah jemi duke shkuar si shtet e shoqëri. Fenomeni i shfrytëzimit të pakontrolluar të parasë publike nga funksionarët tregon mungesë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies institucionale. Reflektoni!