Kush është Prof.Ass.Dr.sc.Nevzat Shemsedini
Punën me studentë e ka për zemër. Sa herë që del para tyre Prof. Ass. Dr. sc. Nevzat Shemsedini jep gjithçka nga vetja e studentët dhe kolegët e vlerësojnë profesor me ndërgjegje të lartë, pasion, të përkushtuar në punë, pedagog i përgatitur me llojllojshmëri metodash për të shpalosur dituritë para studentëve.
I lindur në Kosovën Lindore, në Muhoc të komunës së Bujanocit më 15.05.1969, Prof.Ass.Dr.sc.Nevzat Shemsedini punën ligjërues i lëndëve të Psikologjisë e ka nisur në vitin 2011 në Kolegjin “Fama”, kurse nga viti 2020 e deri më tashti është pedagog i lëndëve të Psikologjisë në “Heimerer College”– Programi Bachelor në Psikologji dhe Master në Psikologji Klinike.
Krahas ligjëratave me studentë, Prof.Ass.Dr.sc.Nevzat Shemsedini është botues i shumë punimeve shkencore në Revista Ndërkombëtare dhe Rajonale. Ai gjithashtu është pjesëmarrës në shumë konferenca vendore dhe ndërkombëtare e mentor i shumë temave të diplomave në nivelin Bachelor dhe Master. Krahas ngritjes së tij akademike, ai ka arritur të bëhet psikolog klinik i licencuar e gjithashtu edhe ekspert gjyqësor i certifikuar në fushën profesionale.
Prof.Ass.Dr.sc.Nevzat Shemsedini ka treguar rezultate të larta edhe në fushën e shëndetësisë në Menaxhimin e Sistemit Informativ Shëndetësor dhe Statistikave Shëndetësore – Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, duke bërë reforma të njëpasnjëshme deri në Digjitalizimin e Sistemit në të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare të Qytetit. Për tërë këtë punë dhe rezultatet e Menaxhimit të Sistemit Informativ Shëndetësor dhe Statistikave Shëndetësore, ky punëtor i palodhshëm është shpërblyer me mirënjohje nga të gjitha institucionet si nga QKMF-ja ashtu edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKPSH.
Profesor Nevzat Shemsedini është i përkushtuar shumë edhe ndaj familjes. Ai është i martuar me Afërdita Kastrati – Shemsedini – magjistre e Juridikut Civil dhe ka dy fëmijë Dhurimin, oficer në Forcat e Sigurisë të Kosovës, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Gjermani dhe vajzën Yllza, studente e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës.
Prof.Ass.Dr.sc.Nevzat Shemsedini është një ligjërues e intelektual i vërtetë, i përkushtuar në punën në universitet e për shkencën e kërkimin shkencor, model i punës dhe i vullnetit të çeliktë, i atillë që të gjithë do të dëshironin ta kenë në mesin e tyre./Radio Star/