Prof. Dr. Burhan Rexhepi është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Anëtarëve të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), me mandat katërvjeçar, pas votimit të anëtarëve të Kuvendit.
Pas zgjedhjes, ai falënderoi anëtarët për besimin e dhënë, duke theksuar se do ta ushtrojë detyrën me profesionalizëm, integritet, transparencë dhe përkushtim, me synim avancimin e profesionit të kontabilitetit, auditimit dhe financave në Republikën e Kosovës.
Prof. Dr. Burhan Rexhepi, me votat e anëtarëve të Kuvendit të Institutit për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Anëtarëve të IKAF-it me mandat 4-vjeçar.
Ky besim përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një angazhim të vazhdueshëm për të punuar me profesionalizëm, integritet, transparencë dhe përkushtim në avancimin e profesionit të kontabilitetit, auditimit dhe financave në Republikën e Kosovës.
Falënderoj sinqerisht të gjithë anëtarët për besimin e dhënë. Uroj që, së bashku me Zëvendëskryetaren dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit, të kontribuojmë në forcimin e IKAF-it dhe në zhvillimin e mëtejshëm të profesionit në shërbim të interesit publik.
Faleminderit për besimin!

