Kandidati për deputet nga LDK – numri 123, Prof. Dr. Ferid Agani – numri 9, u është drejtuar qytetarëve të Gjilanit me një kërkesë të veçantë, duke kërkuar votën dhe besimin e tyre për të vazhduar angazhimin në shërbim të shëndetësisë dhe interesit publik.
“Ju kërkoj votën dhe besimin tuaj që t’ua rikthej me punë, përgjegjësi dhe përkushtim. Synimi im është forcimi i shëndetësisë dhe vazhdimi i reformave që u ndalën përgjysmë, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbime më cilësore dhe më të sigurta”, ka deklaruar Agani.
Ai theksoi se Gjilani dhe e gjithë Anamorava meritojnë një sistem shëndetësor më të fortë, funksional dhe të drejtë, duke u zotuar për angazhim të vazhdueshëm në Kuvendin e Kosovës në dobi të qytetarëve.

