Zot, faleminderit që gjithmonë më sjell bekime të jashtëzakonshme dhe të papritura për mua!
Tani që e kam familjen e ngusht afër, ky njoftim ka kuptim:
Ju njoftoj se kam filluar punë si Prof.Dr. e Shkencave Kompjuterike te Aplikuara (Applied Computer Sciences) në SRH University, në Munich, Gjermani!
Jam e lumtur që:
• mund të kontribuoj në nivel global tek të rinjtë në fushën e shkencave kompjuterike, konkretisht në zhvillimin e web-aplikacioneve dhe programim;
• është plotësuar dëshira e babit Fadil Nebiu, prej vitesh, që unë të jetoj dhe punoj në Gjermani;
• është shpërblyer mundi i nënës Misrete Nebiu, që më ka shkolluar me gjilpanë — fillimisht me gjilpanë të zakonshme, e më vonë me makina kompjuterike për qëndisje dhe dekore për vetura e dasma;
• është shpërblyer mbështetja e burrit tim, Albanit Alban Hyseni, i cili më ka qëndruar pranë me veprime në çdo vendim timin, së bashku me gjithë familjen e tij;
• vëllai im Alban Nebiu i dashur dhe motrat e mia Albulena F. Nebiu, Blerta F. Nebiu Tora të dashura janë krenarë për mua;
• dhe studentët e UKZ-së janë po ashtu të motivuar dhe krenarë që kanë ndjekur ligjërata nga unë.
Uroj që Zoti të ma mundësojë një ditë ta bëj krenare Kosovën time të dashur , dhe që Aneli të përshtatet, të ketë shëndet dhe shumë suksese në shtetin , së bashku me Diellin dhe ne prindërit!
Faleminderit të gjithë dashamirëve të mi që më kanë mbështetur gjithmonë — disa me fjalë motivuese, disa me vepra dhe disa me zemër, nëpërmjet lutjeve të tyre!
Zoti na bekoftë të gjithëve, gjithmonë me njerëz të mirë rreth nesh dhe me mirësi pa fund në të dy botët!









