Pa asnjë dyshim Qazim Aliu, mësimdhënës i gjuhës angleze është kultivuesi dhe përhapësi më i madh i dijes për këtë lënde, duke aftësuar shumë të rinj, që ta zotërojnë gjuhën pa asnjë problem.
Për 20 vjet pune në sektorin privat, përkatësisht në qendrën e tij edukativo- arsimor “Come”, ka aftësuar 42 mijë kursistë për gjuhë angleze.
Nga kjo qendër e të mësuarit të gjuhës angleze, shumë të rinj më vonë kanë përfunduar gjuhën angleze, të cilët janë bërë mësimdhënës, kanë dalë përkthyes të mirë shtetëror, diplomat e shumë e shumë profesione tjera që ju ka shërbyer gjuha anglze.
Qazim Aliu, karrierën e mësimdhënësit e kishte filluar në vitin 1972 në shkollë fillore “Musa Zajmi” në Gjilan për dy vite rresht e më pas ishte transferuar në shkollën tjetër të qytetit, jo larg gjografikisht në “Vuk Karaxhiq”(1974-1994), plot 20 vjet.
Në vitin 1994, prof Qaza hap kursin e parë të gjuhës angleze në Gjilan të emërtuar Qendra për Aftësimin dhe Edukim “Come”, teksa vullnetarish lë punën në sektorin publik, duke mos dëshiruar të mbaj dy vende të punës. Mirëpo, atëbotë pushtetit i atëhershmë e kishte penguar dhe malltretuar për të marrë leje pune në këtë sfidën private, që e kishte nisur, për faktin se po i orijenton të rinjët të mësojnë gjuhën angleze e jo ruse.
Pas peripetive dhe këmbëngulësisë dhe qëndrimit të pathyeshëm, profi Qazë merr leje dhe fillon punën, fillimisht në një dhomë gjumi e pas një kohe të shpejtë detyrohet që ta rregullojë një klasë të madhe, meqë ishte befasuar nga interesimit i numrit të madh për të ndjekur kursin e gjuhës angleze te qendra “Come”.
Ideja e hapjes së qendrës për të mësuar gjuhën angleze, prof Qaza e kishte kuptuar gjatë vizitës së tij veçmas në Angli dhe Amerikë, sa ishte student. Ai vitin e fundit të fakultetit e kishte mbaruar në Amerikë, kurse temën e diplomës e kishte mbrojtur në Prishtinë, meqë i takonte gjneratës së parë të katedrës së gjuhës angleze në Universitetin e Prishtinës.
“Me bindje të madhre se gjuha angleze hap dyert kudo që shkon nëpër botë dhe duke e parë potencialin e madh e të shëndoshë të rinisë sonë, isha shumë i bindur se ky mision do të ketë sukes”, thotë prof Qaza, i cili me ëndje tregon kohën e punës që bënte 7 ditë në javë nga 12 orë në ditë, pa asnjë ditë pushimi.
Pas luftës prof Qaza kontaktohet nga Ministria e Arsimit dhe KFORI Amerikan, të cilët vlerësojnë punën e lartë të këtij institucion privat, me ç’rast shumë kursist nga kjo qendër edukative kanë dhenë gjuhë angleze nëpër shkollat e Anamoravës.
“Një kursist i rregullt për katër vite rresht dhe pas asnjë mungesë dhe kalueshmërisë së niveleveia ka mundësuar të paiset me certifikatën e kësaj qedre, me të cilën më pas ka mundur të jep mësim në shkollë për gjuhë angleze”, pohon mes tjerash prof Qaza, si gjithmonë i papritueshëm, komunikues, i afërt dhe tejet i ëmbël në bisedë, duke shtuar se këto certifikatat janë njohur në gjithë botën. Ai tutje vuri në dukje se KFORI Amerikan i entziazmuar me punën që bëhej në këtë qendër për gjuhën angleze shpesh herë kanë dhuruar libra, fletore dhe lapsa për pjesëmarrësit e kursit.
Porf Qaza ka bërë të ditur se në qendrën e tij të kurseve kanë milituar hiç më pak se 42000 kursistë për 20 vjetë pune që ka mbajt për gjiuhë angleze.
Nuk i besohet ende që ka mundur kaq shumë të punojë dhe pa asnje mungesë të vetme.
“Shëndeti nuk e di si ka punuar, por vullneti dhe dashuria e madhe kanë ndikuar që asnjëherë të mos ndiej lodhje”, ka nenvizuar prof Qaza, duke shtuar se displina, edukata dhe vullneti i kursistëve ishte i paparë. Për të qenë sa më atraktiv dhe tërheqës për kandidatët, prof Qaza përdorte metodologji dhe teknika të ndryshme të mëismdhënies.
Shumë lavdata kishte marrë nga prindërit e nxënësve, veçanarisht në aspektin edukativ, sepse shumë fëmijë po sa kishin ardhur për të ndjekë kursin e gjuhës angleze kishin ndryshuar sjelljet në shtëpitë e tyre në aspektin pozitiv.
Kursi te qendra “Come” ka qenë me një çmim simbolik, para luftës me vetëm 5 marka gjermane e kishte plot prej atyre që ndjeknin edhe pa kurrëfarë kompensimi për shkaqe të ndyshme ekonomike-sociale, teksa kishte zbritje për 2 e më tepër fëmijë të një familje.
Në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e kursit të gjuhës angleze, disa ish nxënës të profit Qazë ia kanë hapur një pus të ujit në një shtet të Afrikës në emrin e tij dhe bashkëshortes së tij.
Një gjest tejet human, që nuk do fare koment!
Nga viti 2016 ndërprenë këtë punë edukative, për të migruar përkohësisht në Amerikë të fëmijtë e tij, të cilët kanë arritje të larta në shtetin e ëndërrave të të rinjëve. /Fehmi SYLEJMANI/