Profesori i njohur i biologjisë, Rasim Shabani, që në Gjilan dhe rrethinë njihet edhe me emrin “Aga Cimi”, i cili mbi 40 vite ia ka kushtuar punës edukativo arsimore, duke punuar edhe në nivlein fillor edhe atë të mesëm.
Ai përcolli gjenerata të shumta, teksa asnjëherë nuk u ndal as edhe në kohën e ekupimit kur të gjitha shkollat u mbyllen. Profesori Rasim, si shumë kolegë të tjerë të tij, mbante mësim edhe nëpër shtëpi private dhe përmes mësimit dhe mbarëvajtjes së procesit arsimor shfaqte rezistencë ndaj regjimit fashist, që sic dihet atë botë, të gjtihë nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptar ishin larguar me dhunë nga shkollat e tyre.
“Aga Cimi”, përvec që ishte i këndshëm me stafin kolegial dhe menaxherial, ai ishte shumë i dashur edhe për nxënësit e tij. Ishte i përkushtuar, serioz në punë, i dijshëm, profesional, i qetë e modest, i respektuar dhe me qëndrim dinjitoz.
Profesori Rasim Shabani, shkollen fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes në Breznicë të Bujanovcit, ndërsa Fakultetin e Biologjisë e kreu në Universitetin e Prishtinës.
Ka tashmë gjashtë vite që aga Cimi është pensionuar, por që dashuria për arsim dhe edukim asnjëherë të ai nuk është venitur, përkundrazi është krenar me punën e tij, meqë shumë kuadra deficitare nga shkencat e natyrës dhe mjekësisë kanë dalë pikërisht ngë mësimit që i kanë marrë nga profesori Rasim./Radio Star Gjilan