Shkruan Egzon Kastrati:Programi ekonomik i qeverisë sipërfaqësor, por jo zhvillimor. Miratimi i programit qeverisës 2021-2025 po cilësonet i mangë dhe i pa elaboruar mirë, mënyrë e implementimit praktik.
Projeksionet e këtij programi të orientuara në rritje dhe zhvillim ekonomik me shumë shihen si synime sesa realizime praktike e me rezultate të prekshme për qytetarët. Mbështetja e zhvillimit ekonomik tek NVM-të karakterizohet me shumë mangësi në interpretjm gjë që në të vërtetë krijon konfuzitet rreth orientimit ekonomik që do ta këtë Kosova. Zhvillimi i mirëfillt i mbështetur në ndërmarrësi do të bëhët vetëm nëse paraprakisht fuqizojm këtë sektor, rrisim konkurrueshmërinë, funksionalizojm ekonominë e tregut e më pastaj ndërmarrje e veprime tjera institucionale përmes ofrimit të një pako ligjore që nuk ngulfat, por mundëson rregulla të njejta të lojës për të gjithë.
Krijimi i fondit sovran i cili merr nën kontroll gjitha asete strategjike krijon monopolizim të një sistemi të kapitalizmit të kontrolluar dhe si i tillë “gëlltit” të gjitha ndërmarrjet tjera gjë që shihet si problematikë tepër e madhe në këtë raport. Fondi zhvillimor që pjesën më të madhe të mjeteve sipas këtyre projeksioneve do ta përbejn mjetet e privatizimit dhe kontibutet e bashkatdhetarëve e që esencë ka për qellimi ofrimin e ndihmës për bizneset dhe ndërmarrjet e reja për të rrituar kapcitetet e tyre. Është i varfër për nga mënyra se si do të alokohen këto mjete dhe përdorimi i mekanizmave dhe instrumenteve që do ta mundësoj funksionalizmin e këtij fondi. Në kontekst të promovimit dhe tërheqjes se investimeve të huaj përpos disa stimujve nuk është paraparë mënyrë e komunikimit me këta investitor.
Strategjia e promovimit të mjedis kosovar si mjedis i sigurt për investime, fomimi i grupeve të ekspertëve (lobistëve) për promovim, identifikimi i potencialeve nëpër sektorë ekonomik ku duhet të investohet, koordinimi ndër institucional në përmirësimin e vazhdueshëm për rritjen e atraktivitetit promovues të mjesidit kosovar. Politika sociale e filluar me një ristrukturim të skemave sociale dhe atyre pensionale më shumë ngjason me ideologjinë që përfaqëson kjo qeveri, çështje të elaboruar në aspektin sipërfaqësor, por pa ndonjë efekt përmbajtësor në ofrimin e zgjidhjeve racionale për këto kategori sociale. Luftimi i një problemo shoqëror më të cilin është karakterizuar Kosova që një kohë të gjatë, varfëria në aspektin social do të zgjidhet përmes fuqizimit të sektorit privat si shpërndarës i të ardhurave e jo përmes skemave sociale nga ana e qeverisë si rishpërndarëse e të ardhurave.