Nga data 28-30 prill 2022, është duke u mbajtur punëtoria e organizuar nga Projekti EUKOJUST, i cili po e mbështetë Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për avancimin e kornizës rregullative.
Në kuadër të kësaj punëtorie, përfaqësues nga KGJK, kryetarët e gjykatave, gjyqtarë, ekspertë ligjor të Këshillit, po punojnë në grupe punuese për draftimin/finalizmin e akteve në vijim:
1.Katalogu i përshkrimeve të vendeve të punës në gjykata, sekretari dhe njësinë e inspektimit gjyqësor;
2.Rregullorja për funksionimin e SKGJK-së dhe NJIG-së;
3.Projekt rregullore për statusin, të drejtat, detyrimet, vlerësimin e performancës, procedurën disiplinore dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës të bashkëpunëtorëve profesional.
4.Projekt rregullore për pasuritë jo-financiare;
5.Projekt rregullore për ndryshimin e rregullores për transferimin e gjyqtarëve dhe
6.Diskutim për cilësinë e të dhënave, dosjen elektronike të gjyqtarëve si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me Evidencën Penale, dhe mbi problemet tjera në kuadër të funksionimit të gjyqësorit.
Ekspertët e Programit EUKOJUST, Alban Krasniqi dhe Arben Isufi po e mbështesin këtë aktivitet në nivel të ekspertizës në fushat përkatëse.