Koalicioni AAK-Nisma-Demokracia Konservatore-E-30 kanë dakordësuar programin zgjedhor 2025-2029.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se veç të tjerash ky program parasheh anëtarësim direkt në NATO dhe paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro.
“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj.
Lideri i AAK-së tutje ka shtuar se është diskutuar edhe lista e kandidatëve për deputetë, e cila sipas tij “garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për të realizuar synimet tona programore e elektorale”.