Në vazhdimësi të aktiviteteve të përbashkëta lidhur me implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Gjilanit, sot është mbajtur takimi i parë tremujor lidhur me fillimin e procesit të implementimit të aktiviteteve si dhe identifikimin e sfidave.
Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se Kontrata Sociale përfshin tri projekte, të cilat janë identifikuar dhe kategorizuar nga qytetarët dhe zyrtarët komunal.
1. Një park qëndror të qytetit më të shfrytëzueshëm me çrast banorët e Gjilanit janë të shqetësuar me pamundësinë e tyre për të shfrytëzuar Parkun Qendror për shkak të glasave dhe kundërmimit që vjen nga parku.
2. Transformimi i hapësirave publike të pashfrytëzuara në hapësira të gjelbra ku ekzistojnë disa “xhepa të hapësirave të pashfrytëzuara” me çrast komuna zotohet se do të indentifikojë hapësirat publike që nuk kanë mirëmbajtje për t’i shndërruar ato në hapësira të gjelbra.
3. Përmirësimi i arsimit publik përmes ofrimit të pajisjeve dhe instrumenteve moderne përmes së cilave nxënësit kanë nevojë për të përmirësuar zhvillimin e tyre.
Ky program është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive.
Komuna e Gjilanit është zotuar se do t’i përmbush të gjitha zotimet e detajuara të agjendës së Kontratës Sociale.