Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për projekton e rëndësishëm në infrastruktur që përfshin ndërtimin e rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit.
Ky projekt, me një vlerë prej 258,659.80 euro, përfshin një gjatësi prej 2.2 kilometrash dhe gjerësi prej 5 metrash, duke shënuar fundin e 15 viteve të pritjes dhe premtimeve të pambajtura për banorët e zonës.
Postimi i plotë:
258,659.80€, gjatësi prej afër 2.2 km dhe gjerësi 5m është projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit!
Rruga e përfolur për gati 15 vite, plot mashtrime e intriga me banorët, tashmë po bëhet realitet.
Projekt pas projekti, e hap pas hapi, deri në realizimin e tërësishëm të premtimeve tona!
#pergjilaninqeduam
#pertegjithafshatrat
#perinfrastrukturen