Reagim publik nga Prokuroria Themelore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të opinionit publik, njofton se i demanton deklarimet e gazetarit Lirim Mehmetaj se prokuroria ka konfirmuar ndonjë lajm sa i përket vendosjes së pajisjeve të GPS-së në veturën e gazetarit V.K. dhe deklarimet e tilla nuk janë në interes të askujt, e aq më pak të drejtësisë.
Për çdo komunikim dhe lajm nga Prokuroria do të njoftohet publiku, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, pra përmes kanaleve zyrtare.
Prokurori i Shtetit do të vazhdojë luftimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre dhe për këtë opinioni publik do të mbahet i informuar, sepse deklarimet e tilla mund të dëmtojnë integritetin e hetimeve dhe nuk i shërbejnë zbardhjes dhe hetimit të veprave penale.